Ftesa e Trump për Bordin e Paqes/ Rama uron Osmanin: Forcon raportet me Amerikën, sinjal domethënës për sigurinë e Kosovës

Ftesa e Trump për Bordin e Paqes/ Rama uron Osmanin: Forcon raportet me Amerikën, sinjal domethënës për sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur ftesën që edhe Kosova të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si një gjest tejet domethënës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për marrjen e kësaj ftese, duke theksuar se ky hap forcon më tej marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me popullin shqiptar.

Sipas tij, ftesa dërgon një sinjal të qartë në lidhje me sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit amerikan në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri shqiptar shprehu gjithashtu bindjen se faktorët politikë në Kosovë do ta vlerësojnë këtë zhvillim si një “dorë të shtrirë” nga presidenti i SHBA-së.

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë. 

Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht. 

Trumpi ka ftuar një numër të madh liderësh për të qenë pjesë e këtij Bordi, përfshirë vetë kryeministrin Rama.

Bordi i Paqes është një strukturë ndërkombëtare e konceptuar nga administrata Trump për të mbikëqyrur fazën tranzitore të administrimit, sigurimit dhe rindërtimit të Gazës, pas armëpushimit në zonë. Bordit i është dhënë edhe mbështetje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së përmes Rezolutës 2803.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy