Në Kosovë nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Në Kosovë nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot, në Kosovë, partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit kanë nisur zyrtarisht fushatën elektorale. 

Gjatë kësaj periudhe, kandidatët për kryetarë të komunave dhe asamble komunale do të shpalosin programet e tyre dhe do të bëjnë thirrje për mbështetje nga qytetarët.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 30 ditë, gjatë të cilave organizatat dhe shoqëria civile do të monitorojnë procesin dhe do të kërkojnë nga kandidatët zhvillimin e një gare të drejtë dhe transparente.

Më 12 tetor, qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës do të mund të votojnë për kandidatët e preferuar për kryetarë komunash dhe asamble komunale. 

Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 5.626 kandidatë, nga të cilët 206 janë për kryetarë komunash, ndërsa të tjerët për ulëse në kuvendet komunale.

Për herë të parë, votuesit nga diaspora do të mund të votojnë me postë, duke nisur nga 17 shtatori. 

Në total, mbi 2 milionë 69 mijë qytetarë do të kenë të drejtë vote në këtë proces zgjedhor. 

Prej tyre, 2 milionë e 25 mijë e 105 do të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 43 mijë e 993 do ta bëjnë këtë përmes postës.

Zgjedhjet do të zhvillohen në 938 qendra votimi dhe 2.625 vendvotime në të gjithë territorin e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy