Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës/ Ramabaja: Shkelje flagrante e Kushtetutës, krizë e stisur (VIDEO)

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës/ Ramabaja: Shkelje flagrante e Kushtetutës, krizë e stisur (VIDEO)

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, prej mungesës së konsensusit për zgjedhjen e Presidentit të ri, e sheh si shkelje flagrante e Kushtetutës.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se kriza politike është e stisur dhe partitë politike shqiptare nuk e lexojnë siç duhet, por me syzet e interesit të vogël politik

 

Albin Kurti nuk thotë që të shkohet në zgjedhje, por insiston që me rrugë kushtetuese të tejkalohen pengesat artificiale dhe dekreti të shndërrohet në nul. 

Kemi të bëjmë me shkelje flagrante të Kushtetutës së Republikës, në mënyrë paksa të nxituar dhe e vetmja zgjidhje është të presim përgjigjen e merituar nga Gjykatës Kushtetuese që të zgjidhë këtë ngërç dhe të plotësonte manovrat juridiko-kushtetuese.

 

Në rastin konkret dilema reale është mospërputhja e afateve kushtetuese. Kriza politike që po krijohet qoftë për nënkryetarin e Kuvendit, kryetarin e Kuvendit dhe Presidentit është e stisur dhe partitë politike shqiptare nuk e lexojnë siç duhet, por me syzet e interesit të vogël politik. 

 

Do të jetë pothuajse e pamundur që një bllok politik apo një parti politike të ketë 80 vende në Kuvend sa të zgjedhë dhe qeverinë dhe Presidentin. 

Kemi të bëjmë me një ngërç politik të stisur për qëllime përtej Kosovës. Ky komplot politik i intereson më shumë Beogradit dhe rrjedhimisht mendje se është i stisur nga Beogradi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy