Zgjedhjet lokale në balotazh/ Berisha: Tregues se qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen në nivel lokal dhe qendror (VIDEO)

Zgjedhjet lokale në balotazh/ Berisha: Tregues se qytetarët janë të pakënaqur me qeverisjen në nivel lokal dhe qendror (VIDEO)

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë përfunduar me balotazh në 17 nga 38 komunat, pasi kandidatët nuk arritën të sigurojnë shumicën absolute të votave në raundin e parë. Vetëm në 21 komuna janë zgjedhur kryetarët që në rundin e parë.

Analisti Hisen Berisha, në një analizë për MCN Live, ndan mendimin se këto rezultate janë tregues i pakënaqësisë së qytetarëve me qeverisjen, si në nivel lokal, ashtu edhe qendror.

Fakti që shumica e komunave shkojnë në balotazh tregon qartë se qytetarët janë të pakënaqur. 

Jo vetëm me pozitën, por edhe me opozitën. Pra, është një pakënaqësi më e gjerë që lidhet me performancën qeverisëse në të gjitha nivelet.  

Për Berishen, rënia e mbështetjes për Kurtin është e dukshme dhe e pandalshme. 

Distanca midis votës në zgjedhjet nacionale dhe asaj në zgjedhjet lokale është dëshmi e qartë e rënies së mbështetjes ndaj qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Forca dhe inercioni që e kishte vota për Vetëvendosjen në zgjedhjet parlamentare tashmë janë zbehur dukshëm. Kjo rënie e mbështetjes ndaj Kurtit është e dukshme dhe, sipas meje, e pandalshme. 

Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet parë si një mesazh i qartë nga qytetarët për qeverinë aktuale.

Këto zgjedhje i kanë dërguar një mesazh të fortë Kurtit, forma e tij e qeverisjes, degradimi i institucioneve dhe përkeqësimi i jetës sociale po ndëshkohen nga vota e qytetarëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy