Kriza institucionale në Kosovë, Gashi: Kërkesa e Presidentes për gjyqtarin serb, gabim trashanik (VIDEO)

Kriza institucionale në Kosovë, Gashi: Kërkesa e Presidentes për gjyqtarin serb, gabim trashanik (VIDEO)

Analisti Milazim Gashi e cilëson si gabim trashanik kërkesën e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për tërheqjen e gjyqtarit serb Radomir Llaban nga trupa gjykuese, gjithçka lidhur me seancën ku kërkonte sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se reagimi i Osmanit i rrezikon karrierën politike.

Gashi shprehet se gjyqtari serb mund ta padisë Presidenten Osmani për shkelje kushtetuese.

Presidentja po bën një gabim trashanik në këtë fazë kur Kosova ndodhet pa institucionet si Kuvendi dhe qeveria. Roli i Presidentes së Kosovës, po shihet që nuk kalkulohet nga asnjë subjekt politik që të vazhdojë mandatin e dytë.

Reagimi i Vjosa Osmanit i rrezikon karrierën politike dhe duket se paska qenë një karrieriste e madhe. Veprimi i fundit dhe etiketimi i Presidentes ndaj një anëtar të Gjykatës Kushtetuese si rrezik për sigurinë, ka një kalkulim si pigment elementar që i shkon në favor zonjës Osmani dhe askujt tjetër. Kosova ka pasur gjithmonë handikap për kuadrot e etnitetit serb. 

Ne e dimë aktakuzën që Serbia i ka bërë zotit Llaban, por ai është pastruar nga ajo akuzë nga shteti fqinj. Etiketimi nga Presidentja e Kosovës, ndaj zotit Llaban për mua është i ngutshëm. 

Ai mund të padisë Presidenten e Kosovës dhe sipas juristëve tanë shihet se Presidentja ka bërë shkelje kushtetuese ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Nëse dorëhiqet do të krijohet ngërç në Gjykatën Kushtetuese. Presidentja ka bërë një gabim trashanik. 

Në situatën e ngërçit, është momenti i duhur i angazhimit të ndërkombëtarëve pasi po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Po shihet qartë që dhe Presidentja e Kosovës mund të ketë ndonjë informacion, se në rast se subjekti i parë nuk ka numrat e nevojshëm, subjekti i dytë i plotëson numrat dhe e zhbllokon ngërçin kushtetues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy