Nis nesër faza përfundimtare e gjykimit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Nis nesër faza përfundimtare e gjykimit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Të hënën, më 9 shkurt, nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. 

Ky është procesi më i madh gjyqësor që ka zhvilluar gjykata speciale, dhe palët, prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë për herë të fundit të paraqesin parashtrimet e tyre.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i mohojnë dhe i cilësojnë si të pabazuara. 

Sipas mbrojtjes, UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar komanduese.

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Çerkini, shpjegon se gjatë periudhës 9-18 shkurt, do të dëgjohen fjalët përfundimtare të palëve. 

“Në këtë fazë, prokuroria dhe mbrojtja do të përmbledhin faktet dhe provat që mbështesin pozitat e tyre. Prokuroria do të ketë tetë orë për të paraqitur argumentet, ndërsa çdo ekip mbrojtës do të ketë nga katër orë e gjysmë. Të pandehurit gjithashtu do të kenë nga 20 minuta për të drejtuar gjykatën”, tha ai. 

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, trupi gjykues do të tërhiqet për të marrë vendimin. 

Gjykata ka afat tre muaj për të dhënë vendimin, por mund të kërkojë më shumë kohë nëse e vlerëson të nevojshme.

Ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për veprime që pretendohet se kanë ndodhur mes marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në Kosovë dhe veri të Shqipërisë. 

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat, që përfshijnë ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, torturë, vrasje të paligjshme, si dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë burgosje dhe zhdukje forcërisht të personave.

Gjykimi është në fazën përfundimtare, dhe pak hapa kanë mbetur deri në vendimin përfundimtar të trupit gjykues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy