Pas tetë muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe plot gjashtë muaj nga seanca e parë konstituive, Kuvendi i Kosovës është konstituuar zyrtarisht më 10 tetor, duke zgjidhur një nga ngërçet më të zgjatura institucionale të viteve të fundit.
Gazetari i “GUNPOWDER CHRONICLES”, Vudy Xhymshiti tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrjetë me studion e lajmeve të MCN Tv se konstituimi i Kuvendit rrit rrit kredibilitetin e Prishtinës në sytë e partnerëve ndërkobëtarë.
Pas muajsh ngërçi, zgjidhja e kryeparlamentarit në muajin gusht dhe e nënkryetarit nga komuniteti serb sot e heq alibinë e bllokimit procedural. Kjo rrit kredibilitetin e Prishtinës në sytë e partnerëve ndërkobëtarë të cilët kërkojnë funksionalitet institucional.
I pyetur për dosjen e spiunazhit, Xhymshiti tha se ditën e djeshme është ndaluar dhe Milaim Zeka, por është lënë i lirë. Sipas Xhymshitit, prokurori special Blerim Isufaj është i shantazhuar nga Milaim Zeka.
Njerëz të tjerë që janë të përfshirë në këtë operacion spiunazhi është dhe Milazim Zeka. Elementët kyçe vijnë nga deklarimet e tij publike. Ai ka pranuar që përgjimet mbi Nenad Rashiqin ia kishte dorëzuar vetë Sheholli. Se materiali që vetë ai mori të printuara apo në USB dhe se Sheholli i kishte thënë që burimi ishte një gjerman.
Fakti që Zeka ka bërë pretendime të pavërteta mbi Nenad Rashiqin në sajë të pretendimeve të marra nga Fatmr Sheholli është tregues i qartë se Milaim Zeka është pjesë e këtij operacioni spiunazhi klandestin për ta pamundësuar konstituimin e Parlamentit të Kosovës.
Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, i kanë vëzhguar këto operacione dhe kanë arritur arrestimin e Shehollit dhe ndalimin e zotit Zeka ditën e djeshme, i cili më pas është liruar.
Fakti që Zeka është liruar është tregues i qartë që Zeka mban materiale kompromentuese mbi prokurorin special të Kosovës, Blerim Isufajn i cili ka vendosur ta lirojë atë. Dyshime të redaksisë sonë janë që Isufaj mund të jetë i shantazhuar nga Milaim Zeka.



