Akademiku dhe ish-hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, shpall kandidaturën për president

Akademiku dhe ish-hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, shpall kandidaturën për president

Akademiku dhe ish-ministri i Administratës Publike dhe i Arsimit, Arsim Bajrami, ka shprehur gatishmërinë për të garuar për president të Kosovës, duke deklaruar se i plotëson kushtet për të qenë një kandidat konsensual, në një kohë kur vendi duhet të përshpejtojë procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 4 mars për ta zgjedhur presidentin e ri, pasi mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i cili përfundon në prill.

Bajrami ka kërkuar mbështetjen e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si dhe të partive opozitare: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai është shprehur i gatshëm të vihet në dispozicion të institucioneve, spektrit politik dhe qytetarëve të vendit si një kandidat konsensual për postin e presidentit.

Bajrami, i cili është ndër hartuesit e Kushtetutës së vendit, duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve për të garuar, ndërsa dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për t’u zgjedhur.

Bajrami u largua nga politika më 2019, kur dha dorëheqje nga PDK-ja pas rreth dy dekadave në shërbim të kësaj partie.

Bajrami e arsyetoi vetofrimin si kandidat për president duke u bazuar “në përvojën time shumëvjeçare në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës që nga viti 1990, përfshirë rezistencën institucionale, ndërtimin e rendit kushtetues dhe proceset vendimtare të tranzicionit politik”.

Ai shtoi se veprimtaria e tij politike, juridike dhe institucionale, si dhe përvoja në negociatat ndërkombëtare për lirinë e Kosovës në Rambuje më 1999 dhe për pavarësinë e saj në procesin e bisedimeve të Vjenës, e bëjnë atë po ashtu kandidat të duhur për president.

Gjatë karrierës së tij rreth 20-vjeçare në politikë, Bajrami shërbeu si ministër i Administratës Publike nga vitit 2008 deri më 2010, si ministër i Arsimit nga viti 2014 deri në vitin 2017, si dhe si deputet në tri legjislatura të ndryshme.

Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, asaj të Shqipërisë, si dhe i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy