“Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat”, Kurti thirrje BE-së: Mos e vononi integrimin

“Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat”, Kurti thirrje BE-së: Mos e vononi integrimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim, duke theksuar se vendi e ka merituar këtë hap përmes progresit demokratik dhe ekonomik.

 

Gjatë fjalimit në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Tiranë, Kurti nënvizoi se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

 

Ai kërkoi që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës, duke rikujtuar se muajin e ardhshëm bëhen katër vjet nga dorëzimi i kërkesës për anëtarësim.

 

“Statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave të anëtarësimit një hap që Kosova e ka fituar me meritë”, deklaroi Kurti. Kreu i qeverisë kosovare argumentoi se vendi ka shënuar përparim ekonomik dhe demokratik, duke përmendur rritjen ekonomike prej 4.7% në gjysmën e parë të vitit, shtimin e investimeve private dhe uljen e papunësisë nga 26% në 11%.

 

Ai foli gjithashtu për reformat në kuadër të Planit të Rritjes, duke pranuar se zgjedhjet e përsëritura kanë ngadalësuar zbatimin e tyre dhe kanë ndikuar në humbjen e miliona eurove nga ky program.

 

Në fjalën e tij, Kurti përmendi edhe përfitimet nga integrimi gradual me BE-në, ndërsa kritikoi Serbinë për pengesat në bashkëpunimin ekonomik rajonal, përfshirë mosnjohjen e diplomave dhe bllokadat në zbatimin e marrëveshjeve të CEFTA-s.

 

Më tej ai kërkoi që mbështetja financiare e Bashkimit Evropian për vendet e rajonit të shpërndahet në bazë të rezultateve dhe zbatimit të reformave, duke paralajmëruar se mungesa e përparimit në procesin e integrimit mund të dëmtojë besimin e qytetarëve të Kosovës te perspektiva evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy