Zgjedhjet e 7 qershorit/ Spahiu: Priten rezultate të ngjashme me zgjedhjet e kaluara. Kriza politike është në kokat e liderëve (VIDEO)

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Spahiu: Priten rezultate të ngjashme me zgjedhjet e kaluara. Kriza politike është në kokat e liderëve (VIDEO)

Kosova të dielën i drejtohet sërish kutive të votimit, në një klimë politike të shoqëruar me retorikë dhe akuza të ndërsjella mes partive.

 

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, në një analizë për “MCN Live”, u shpreh se në përgjithësi pritet një rezultat i ngjashëm me dy zgjedhjet e fundit parlamentare, pa ndryshime të thella në skenën politike.

 

Kësaj radhe është pak më e vështirë për ta parashikuar rezultatin e zgjedhjeve. 

 

Sikurse në vija të trasha, priten rezultate të ngjashme me zgjedhjet e kaluara. 

 

Këtë herë është edhe më e vështirë për t’i parashikuar në mënyrë të saktë, por nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. 

 

 

Sipas tij, kriza politike në Kosovë nuk lidhet vetëm me rezultatet zgjedhore, por me mungesën e gatishmërisë së lidershipit për kompromis dhe marrëveshje politike.

 

 

Kriza politike që ka kapur vendin nuk zgjidhet thjesht me vota. 

Ajo është në kokat e liderëve politikë, të cilët nuk janë të gatshëm për kompromis dhe bashkëpunim për të ecur përpara. 

 

Nuk do të ishte befasuese nëse Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte pak më shumë ose pak më pak deputetë, por kjo nuk do të mjaftonte për të zgjidhur ngërçin politik.

 

Mungesa e kompromisit dhe pazaret politike mes palëve po e mbajnë të bllokuar situatën në vend, andaj kërkohet nevoja për ide të reja në skenën politike kosovare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy