Certifikohen zgjedhjet në Kosovë/ Osmani thërret për nesër seancën për konstituimin e Kuvendit

Certifikohen zgjedhjet në Kosovë/ Osmani thërret për nesër seancën për konstituimin e Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. 

Pas këtij procesi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur për të mërkurën, më 11 shkurt, seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

"Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta thërrasë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19% të votave, ose 22 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.24% dhe 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, duke siguruar 6 ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, Lista Serbe ka fituar 9 ulëse, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi 

Procesi i certifikimit të zgjedhjeve u vonua për shkak të nevojës për rinumërimin e votave, pas dyshimeve për manipulime të votave të kandidatëve për deputetë. Disa dhjetëra persona janë dërguar në paraburgim dhe qindra të tjerë janë intervistuar nën dyshimet për manipulim.

 Megjithatë, votat për partitë nuk janë cenuar dhe proceset hetimore pritet të vazhdojnë.

Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe atë të nënkryetarëve.

Lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit serb, vitin e kaluar kishte pasur paqartësi. Gjykata Kushtetuese ka vendosur se të drejtën e propozimit për nënkryetar e ka shumica e deputetëve të komunitetit serb, që përfshin deputetët e Listës Serbe.

 Ky vendim u kritikua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mbetet ende e paqartë se si do të veprohet në legjislaturën e re për këtë çështje.

Pasi të përmbyllet çështja e konstitutimit, Presidentja duhet të mandatojë për kryeministër dikë nga partia fituese, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje.

 I mandatuari ka 15 ditë kohë për të paraqitur para Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit dhe për të kërkuar mbështetjen e të paktën 61 deputetëve.

Albin Kurti, lider i LVV-së, pritet të mos ketë vështirësi në sigurimin e shumicës së votave për formimin e Qeverisë, pasi partia e tij ka fituar 57 ulëse në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy