Festimet në Kosovë/ 35 të lënduar nga mjetet piroteknike

Festimet në Kosovë/ 35 të lënduar nga mjetet piroteknike

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përballur me një numër alarmues të lëndimeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë festës së ndërrimit të moteve.

Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, ka bërë të ditur se që nga ora 22:40, janë regjistruar gjithsej 35 raste të lëndimeve, kryesisht si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. 

Ai ka theksuar se një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve kanë lëndime serioze, të cilat mund të shkaktojnë pasoja afatgjata, madje edhe invaliditet të përjetshëm.

Në mesin e të lënduarve ka edhe raste me dëmtime të rënda të syrit. 

Një pacient është transferuar në repartin e Oftalmologjisë, ku ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale.

Govori ka deklaruar se situata është alarmante dhe se lëndimet mund të kenë pasoja të rënda për të lënduarit. 

Mosha e të lënduarve është e ndryshme, por kryesisht janë fëmijë dhe të rinj, me moshë nga 10 deri në 17 vjeç, por ka edhe individë më të vjetër.

Pavarësisht se lëndimet me mjete piroteknike nuk rrezikojnë jetën, ato janë serioze dhe mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy