Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar radhë dhe pritje të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë.
Sipas autoriteteve, megjithëse në këtë pikë kufitare po zbatohen kontrolle minimale dhe po punohet me të gjitha kapacitetet për të përshpejtuar kalimin e automjeteve, fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme.
QKMK u rekomandon qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për të shmangur pritjet e gjata dhe për të lehtësuar qarkullimin.
Njëkohësisht, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Ju njoftojmë se në dalje nga Kosova për në Shqipëri prapë kemi kolona dhe pritje të gjata edhe pse është duke vazhduar puna me kontrolle minimale me të gjitha kapacitetet e mundshme në PKK Morinë.
Ju inkurajojmë që të shfrytëzoni PKK tjera si alternativë. Po ashtu ju kërkojmë që të respektoni rregullat e komunikacionit rrugor dhe të keni kujdes në vozitje.
Për më shumë informata kontaktoni QKMK në numrat 045198000,045198606 dhe pa pagesë 080050095.
Ju falënderojmë për bashkëpunim dhe ju dëshirojmë rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme!



