
Në morinë e miliona mesazheve të dosjes së Jeffrey Epstein përmendet edhe Presidentja e Kosovës. Bëhet fjalë për kryetaren e shtetit të vitit 2012 që asokohe ishte Atifete Jahjaga.
Në një email të dërguar në adresë të Epstein nga “Danieli”, pozicioni i të cilit është i panjohur shkruhet:
“Princesha e Tajlandës do të jetë në Nju-Jork, Kombet e Bashkuara, së bashku me Presidenten e Kosovës. Ajo ka dëshirë të të takojë nëse ke kohë këtë javë. Gjithë të mirat Danieli”.
Mbetet e panjohur nëse ky takim është realizuar apo jo.




