Humbja e Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe fitorja e lëvizjes studentore është komentuar nga ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.
I ftuar në një lidhje direkte me Skype për MCN, ai e ka cilësuar rezultatin e arritur nga shqiptarët si historik.
Sipas Mustafës, ky është një rezultat rekord në më shumë se dy dekada, në një kohë kur përballë kishin një makineri shtetërore të kontrolluar plotësisht nga Aleksandar Vuçiç.
Ai theksoi se lëvizja studentore u përball me një qasje brutale nga ana e partisë-shtet, por sërish ia doli të fitonte.
Vuçiç ka pasur në kontroll të gjithë shtetin. Studentët janë përballur me një qasje brutale të partisë-shtet të Vuçiçit. Ky është një rezultat historik, është rezultat rekord në më shumë se dy dekada që kanë arritur shqiptarët. Ky rezultat është për t'u përshëndetur, jemi në garë edhe për mandatin e tretë. Shaip Kamberi është i vetmi që në këto 14 vite të pushtetit të tij i ka bërë karshi.”
I pyetur mbi profilin e forcës politike që mori shumicën, Mustafa shpjegoi se "Lista Studentore" udhëhiqet kryesisht nga profesorë universitetesh, duke u përkrahur si nga krahët e ekstremit të majtë, ashtu edhe nga ai i ekstremit të djathtë në Serbi.
Në këtë betejë shqiptarët kanë qenë në opozitë dhe i kanë rezistuar pushtetit dhe nuk janë dorëzuar. Lista e studentëve është kryesisht nga profesorë universitetesh, është e mbështetur nga kahu ekstrem i majtë në atë ekstrem të djathtë.”
