Përplasja për Gjykatën Speciale/ BE: Ndryshimi i ligjit shkel detyrimet ndërkombëtare. Opozita: Nuk e zhbëjmë, po e përmirësojmë

Përplasja për Gjykatën Speciale/ BE: Ndryshimi i ligjit shkel detyrimet ndërkombëtare. Opozita: Nuk e zhbëjmë, po e përmirësojmë

Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka ndezur një debat të fortë diplomatik mes Prishtinës zyrtare dhe Bashkimit Evropian, duke sjellë reagime të menjëhershme si nga Brukseli, ashtu edhe nga ligjvënësit kosovarë.

 

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me paketën ligjore të votuar në Kuvendin e Kosovës. 

 

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, deklaroi prerazi se ky hap cenon marrëveshjet që Kosova ka me Unionin dhe rikujtoi rëndësinë e parimit të përgjegjësisë penale individuale.

 

"Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t'u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të siguruar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe angazhimin për llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat e të gjitha komuniteteve. Mbrojtja dhe siguria e dëshmitarëve duhet të sigurohet patjetër," nënvizoi Wigand.

 

Këtyre kritikave të ashpra diplomatike u janë përgjigjur me shpejtësi përfaqësuesit e partive opozitare në vend, të cilët argumentojnë se votimi ishte një akt sovran për të korrigjuar mjaftueshëm funksionimin e institucionit.

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, u shpreh optimist se ligji do të gjejë rrugën e duhur të zbatimit në praktikë, pavarësisht skepticizmit të faktorit ndërkombëtar. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, garantoi se në asnjë skenar nuk bëhet fjalë për një përpjekje për të zhbërë drejtësinë.

 

Ata theksuan se ndryshimet nuk e zhbëjnë Gjykatën por e përmirësojnë atë,

 

Kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar lidhur me reagimet ndërkombëtare.

 

Ndryshimet e ligjit të Speciales, të sponsorizuara nga PDK-ja parashohin kufizim të mandatit të Speciales dhe bartje në Kosovë të shkallës së tretë të gjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të dënuar nga shkalla e parë me 81 vjet burgim në total.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy