Mbrojtja në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon ish-ndihmëssekretari amerikan James Rubin

Mbrojtja në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon ish-ndihmëssekretari amerikan James Rubin

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur sot dëshmia e parë e mbrojtjes në gjykimin ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

James Rubin, ish-ndihmëssekretar i Shtetit amerikan gjatë luftës në Kosovë, është dëshmitari i parë i mbrojtjes që po paraqet dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

 Rubin është dëshmitari i parë i katërshes së UÇK-së, ndërsa mbrojtja e Thaçit ka parashikuar të sjellë në gjykatë rreth 11 dëshmitarë. 

Pas dëshmisë së Rubin, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët që do të thirren nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Përveç Thaçit dhe Krasniqit, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

 Avokatët e tyre nuk kanë ndërmend të paraqesin dëshmi mbrojtëse. Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon ata për krime të pretenduara lufte, duke i konsideruar si pjesë të "një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale". Në anën tjetër, të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Dëshmitë e mbrojtjes po paraqiten katër muaj pas përfundimit të dëshmive të prokurorisë.

 Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte sjellë 125 dëshmitarë dhe kishte mbështetur çështjen e saj në mbi 130 dëshmi të shkruara. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së e mohon akuzën dhe ka argumentuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së u bë publike në vjeshtën e vitit 2020.

 Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ka nisur në prill të vitit 2023. Gjyqtarët e Dhomave të Specializuara pritet të marrin shkresat përfundimtare të mbrojtjes deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Një tjetër zhvillim ka qenë protesta e mbajtur më 14 shtator, kur shqiptarët nga e gjithë bota u mblodhën në Hagë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy