Një dedikim prekës nga Bond Girls

Një dedikim prekës nga Bond Girls

Ylli i James Bond, Roger Moore, ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare pas një beteje me kancerin, sipas një postimi të fëmijëve të tij në Twitter.

Ndërsa sot Madeline Smith dhe Caroline Munro kanë dhënë mesazhin e tyre prekës për bashkëaktorin duke e quajtur “një aktor të madh”.

Caroline, e cila ka luajtur në filmin “The spy who loved me”, shprehet: “Askush nuk thotë dot një fjalë të keqe për Roger. Ai ishte një xhentëlmen i vërtetë dhe një aktor i madh”.

Ndërsa Madeline, e cila ka luajtur në “Live and let die”, e përshkruan eksperiencën e bashkëpunimit me të: “Unë kam qënë e para Bond Girls që ka fjetur me të! Kam luajtur dhe te The Persuaders dhe ia kaluam shumë mirë”.

“Ai ishte i vendosur para se të vija, sepse kishin bërë pjesën më të madhe të filmit, pra, ishte një farë kthimi pas. Solli llojin e muzikës në një manjetofon të vogël. Nëse mund të shtoj diçka, gjëja e fundit që ai do të donte është që të mbanim zi për të. Ai do të donte të festonim për këtë dhe për jetën fantastike që ka jetuar”, vijon Madeline.

Që nga momenti kur u bë i ditur lajmi tragjik, mjaft ngushëllime janë shprehur në rrjetet sociale dhe nga aktorë të tjerë ikonikë të James Bond.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy