Pas muajve të tërë plot spekulime tashmë është zyrtare. Personazhi i Captain Marvel në filmin me të njëjtin titull do të luhet nga aktorja Brie Larson. Ky lajm u zyrtarizua në San Diego gjatë prezantimit të të gjithë kastit që do të marrë pjesë në filmin me superheronj më të fundit të Marvel Cinematic Universe.
Në këtë mënyrë Larson ka hyrë në historinë e filmave Marvel pasi do të jetë aktorja e parë që do të luajë heroinën Captain Marvel në të parin film të të gjithë serisë ku trama përqëndrohet tek një personazh femër. Larson, e cila fitoi oskarin si aktorja më e mire femër gjë vitit 2015 me filmin Room dhe prej vitesh është e angazhuar edhe në fushën e muzikës, mund të thuhet se ishte e preferuara e të gjithë publikut për të mbajtur këtë rol të rëndësishëm. Nga ana tjetër “Captian Marvel” pritet të shfaqet në të gjitha kinematë e globit gjatë vitit 2019.
Video e prezantimit të Brie Larson si Captian Marvel



