Nga Zootopia në dhomën tënde/ Në Kinë shpërthen pasioni për gjarpërinjtë helmues, shkak Gary De’Snake

Nga Zootopia në dhomën tënde/ Në Kinë shpërthen pasioni për gjarpërinjtë helmues, shkak Gary De’Snake

Gary De’Snake, gjarpri blu i animacionit “Zootopia 2”, po frymëzon një trend të ri mes të rinjve kinezë, mbajtjen e pitonëve helmues në shtëpi.

 

Qi Weihao, 21 vjeç nga Jiangxi, bleu një piton indonezian për 1,850 juan ($260), vetëm dy ditë pas premierës së filmit më 26 nëntor. Ai tha se personazhi Gary, i frymëzuar nga një gjarpër juglindor, i dha kurajë të bëjë realitet ëndrrën e tij për një gjarpër blu.

 

“Zootopia 2 ndryshon imazhin e reptilëve, nuk janë të çuditshëm. Gary është shembulli më i mirë,” tha Weihao për CNN. Ai e admiroi entuziazmin dhe përgjegjësinë e gjarprit të animuar.

 

Sipas CNN, filmi u bë shpejt, filmi i huaj i animuar më i suksesshëm në Kinë, duke fituar mbi 3.55 miliard juan ($503 milion), dhe globalisht tejkaloi 1 miliard dollarë në të ardhura.

 

Por trendi i mbajtjes së gjarpërinjve helmues nuk është pa rreziqe. Autoritetet dhe ekspertët paralajmërojnë se nëse një gjarpër helmues arratiset ose sulmon, mund të rrezikojë pronarin, familjen e tij dhe sigurinë publike. Weihao një pronar me përvojë, tha: “Mos nxitoni të mbani gjarpërinj helmues pa përvojë dhe pajisje të sigurta!”

 

Pas publikimit të filmit, kërkesat për pitonin indonezian janë rritur në platformat kryesore kineze të tregtisë online, ndërsa shumë fansa po zgjedhin lodra dhe suvenire me temë gjarpërinjsh si alternativa më e sigurt. Kutitë befasuese dhe lodrat prej pellushi me Gary janë bërë ndër më të kërkuarat në Taobao dhe dyqanet fizike.

 

“Zootopia” ka bashkëpunuar gjithashtu me mbi 70 marka kineze, duke e bërë Gary De’Snake jo vetëm një yll të animacionit, por edhe një fenomen kulturor midis të rinjve kinezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy