Del në shitje makina e të ndjerit Paul Walker, kap çmimin rekord

Del në shitje makina e të ndjerit Paul Walker, kap çmimin rekord

Sa jeni të gatshëm të paguani për një Ford GT të vitit 2005 që dikur e kishte Paul Walker? Nëse përgjigjja është më pak se gjysmë milioni dollarë, nuk do të bëhet i juaji. 

 

Bring a Trailer po e nxjerr makinën në ankand tani dhe oferta ka arritur tashmë shifrën 550,000 dollarë. Sipas listës, GT ishte pjesë e “Always Evolving Collection” të Walker, por nuk jep detaje rreth origjinës.

 

Makina ka një motor V-8 5.4 litra i cili dërgon fuqi në rrotat e pasme përmes një transmisioni manual me gjashtë shpejtësi Ricardo. Ai prodhon 550 kuaj fuqi. Ajo që e bën të veçantë këtë GT është pamja e tij e jashtme. 

 

Kanë kaluar gati 12 vjet që kur Paul Walker ndërroi jetë tragjikisht në një aksident me makinë. Që atëherë, shumë nga automjetet e tij kanë dalë në ankand, së bashku me të tjera që ai ka drejtuar në serialin “Fast and Furious”.

 

Paul Walker, i njohur më së miri për rolin e tij si Brian O’Conner në serinë e filmave “Fast & Furious”, refuzoi 10 milionë dollarë në vitin 2003 kur iu ofrua roli i një prej superheronjve më të famshëm në histori. 

 

Aktori, i cili u vra në një aksident automobilistik në vitin 2013, refuzoi të luante Supermenin. Matt Luber, menaxheri i Walker dhe Oakley Lehmann, shpjeguan se çfarë ndodhi saktësisht në dokumentarin për jetën e aktorit, “I’m Paul Walker”.

 

“Mendoj se ishte një marrëveshje prej 10 milionë dollarësh dhe ai ishte i pari. Ai donte ta bënte, e dija se po mendonte ta bënte atë. E dija se ai nuk donte të bënte tre ose katër filma Superman dhe të ishte Superman për pjesën tjetër të jetës së tij.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy