Kryevepra e Ridley Scott, Blade Runner zhvillohet në vitin 2019. Një e ardhme e distopike ku korporatat e fuqishme kanë në dorë botën dhe kanë shpikur robotë që të jenë të padallueshëm nga qëniet njerëzore, të quajtur replikant. Përdorimi i tyre në Tokë është i ndaluar dhe përdoren vetëm në kolonitë jashtë planetit për punë të rënda dhe të rrezikshme. Pavarësisht kësaj një grup replikantësh të rrezikshëm janë arratisur dhe fshihen në Los Angeles dhe është detyrë e Rick Deckard (Harrison Ford), një Blade Runner (i specializuar për replikantët), i cili pranon t'i eliminojë si detyren e tij të fundit.
Të mërkurën, ora 23:30, vetëm në TemA TV!



