"Avatar: Fire and Ash" duket se ka arritur kulmin, por jo për mirë

"Avatar: Fire and Ash" duket se ka arritur kulmin, por jo për mirë

Filmi i tretë i sagës “blockbuster” të James Cameron, “Avatar: Fire and Ash”, duket se ka arritur kulmin por jo në mënyrë pozitive. Me një kohëzgjatje prej 197 minutash, ky film është më i gjatë se origjinali i vitit 2009 dhe ofron dialog të ngurtë, një skenar të zgjatur dhe elemente të tepërta të spiritualitetit “new-age”.

 

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të dy filmave të parë, kritikët thonë se “Avatar: Fire and Ash” nuk funksionon si një film i pavarur. Cameron supozon se shikuesit janë tashmë të lidhur emocionalisht me personazhet dhe botën e Pandora-s, duke e bërë historinë kryesore të fragmentuar dhe pa ritëm.

 

Në këtë kapitull të ri, fokusi është zhvendosur nga Jake dhe Neytiri te fëmijët e tyre adoleshentë, të cilët shpesh duken të ngjashëm dhe shpeshherë të bezdisshëm për audiencën. Ndërkohë, momentet epike ose përballjet mes njerëzve dhe “Na'vi-ve” janë të rralla, ndërsa diskutimet e gjata mbi besimet e “Na’vi-ve” ngadalësojnë ritmin e filmit.

 

Sipas BBC, kritikët e krahasojnë këtë kapitull me një soaps operë kaliforniane, ku djem me “dreadlocks” hipin mbi dragonjë dhe përdorin shprehje si: “That was insane, bro” dhe “This is sick, cuz!”

 

Megjithatë, efektet vizuale mbeten të bukura, por Pandora ka humbur freskinë e saj pas disa filmave dhe orëve të shumta të kaluar në këtë botë të trilluar. Filmi duket më shumë si një relikte e një epoke të kaluar të kinemasë 3D sesa si një aventurë e freskët futuristike.

 

Me dy vazhdime të tjera të planifikuara, pyetja që lind është sa më gjatë dhe më shumë vetëkënaqëse mund të bëhet saga, ndërsa shikuesit mund të ndihen të lodhur nga bota e Pandora-s dhe nga personazhet që nuk zhvillohen si duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy