
Macaulay Culkin ka folur për herë të parë në mënyrë konkrete për një vazhdim të mundshëm të “Home Alone”, ndërsa filmi shënon 35-vjetorin. Gjatë eventit “A Nostalgic Night with Macaulay Culkin”, aktori 45-vjeçar tha se nuk është kundër rikthimit në rolin ikonik të Kevin McCallister, por vetëm “nëse historia do të ishte perfekte”.
Culkin tregoi edhe idenë e tij për vazhdimin: Kevin është i rritur, i divorcuar ose i ve, dhe po rrit të birin i vetëm. Ndërsa ai ngelet jashtë shtëpisë, djali i tij refuzon ta lerë të hyjë, dhe është ai që vendos kurthet, duke përmbysur formulën klasike të filmit.
Aktori tha se shtëpia në film do të simbolizonte marrëdhënien babë–bir dhe rikthimin e Kevin-it në zemrën e djalit të tij.
Ndërkohë, regjisori origjinal Chris Columbus shprehu dyshime për një vazhdim tjetër, duke thënë se “magjia e Home Alone nuk mund të rikrijohet pas 35 vitesh”.



