Aksion-Krim/ Kevin Costner, Anthony Quinn, Madeleine Stowe: Majkëll Koçrani lë marinën pas 12 vitesh. Ai nuk e di ç'do të bëjë përveç faktit që dëshiron pushime. Vendos të vizitojë Tiburon Mendezin, një biznesmen të fuqishëm meksikan me të cilin bëri dikur udhëtim gjuetie në Alaskë. Kur mbërrin në Meksikë befasohet menjëherë nga bukuria e gruas së Mendezit, Mireja. Tërheqja e tyre është e pamohueshme, por Koçrani është i vetëdijshëm se Mendezi është një njeri i fuqishëm, hakmarrës që nuk e toleron tradhtinë.
Të shtunen, ora 01:15, vetëm në TemA TV!



