Sulmohet me gaz lotsjellës selia e PD-së/ Nuri: Akt kriminal i inskenuar, policia po përdor metoda narkoshteti

Sulmohet me gaz lotsjellës selia e PD-së/ Nuri: Akt kriminal i inskenuar, policia po përdor metoda narkoshteti

Situata politike në vend ka shënuar një tjetër pikë të nxehtë tensioni, pas zhvillimeve dramatike që përfshinë selinë qendrore të Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme. 

 

Sipas përfaqësuesve të opozitës, selia e forcës kryesore politike opozitare është bërë shënjestër e një sulmi me gaz lotsjellës, ngjarje kjo që pason përplasjet e dhunshme të regjistruara gjatë protestave të fundit përpara selisë së Partisë Socialiste.

 

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë dhe akuzat ndaj forcave të rendit, Drejtuesi i Departamentit të PD, Franc Nuri, ka lëshuar akuza të forta në MCN Live, duke e konsideruar këtë një sulm të pastër dhe të qëllimshëm ndaj opozitës.

 

Nuk isha fizikisht në seli në momentin e ngjarjes, por isha një natë më parë në të njëjtën hapësirë në oborr, ku qëndrojnë rregullisht eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike dhe qytetarë të thjeshtë, pasi aty ka edhe një kafe si dhe një rrugë kalimtare që të nxjerr te kalaja. Oborri i PD-së është plotësisht i hapur dhe ka gjithmonë njerëz që lëvizin lirshëm. Ajo që ndodhi tregon se Partia Demokratike nuk nxit dhunë dhe këto që dëgjojmë janë thjesht akuza shashka që hedh narko-policia e shtetit, e cila për të justifikuar skandalet e veta kërkon të bëjë paralelizma të paqena. Kjo bëhet me qëllim që të mbulohet ajo që ndodhi në selinë e PS-së, ku të gjithë protestuesit, në vend që të përballeshin me policinë, u përballën aty me banditë të armatosur me hunj. Në fakt, ishte vetë policia ajo që provokoi situatën, ku autoboti i ujit dhe gazi lotsjellës helmuan qytetarët, ndërsa personat brenda u asfiksuan dhe u desh ndërhyrja e autoambulancave për të normalizuar situatën. Tek selia e PS-së kishte persona të maskuar dhe me hunj nëpër duar, të cilët konsiderohen si armë të ftohta. Ky është një inskenim; në darkë vjen policia te selia e PD-së dhe hedhin gaz lotsjellës, duke treguar se e kanë personale me Partinë Demokratike dhe po nxisin dhunë përmes infiltrimeve. Këto veprime që po bën kjo polici janë haptazi kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy