Protesta/ Ngjela: PS nuk fiton nga aftësitë e veta, por për shkak të Berishës

Protesta/ Ngjela: PS nuk fiton nga aftësitë e veta, por për shkak të Berishës

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të realitetit politik në vend, duke u ndalur te balanca e forcave në Parlament dhe pozita ku ndodhet opozita përballë mazhorancës. 

 

Për MCN Live, Ngjela theksoi se rrëzimi i një kryeministri kërkon me ligj numra në Kuvend, të cilët opozita aktualisht nuk i ka, duke paralajmëruar rrezikun e përqendrimit të pushtetit absolut.

 

Sipas Ngjelës, suksesi elektoral i Partisë Socialiste nuk buron nga meritat apo aftësitë e saj të jashtëzakonshme, por nga kriza e thellë e Partisë Demokratike dhe izolimi ndërkombëtar i liderit të saj, Sali Berisha.

 

Jemi ende në trajtim që të rrëzosh një kryeministër duhet të kesh numrat në parlament. Ky është ligji dhe kjo është e rëndësishme. Pa pasur numrat në parlament s'e bën dot, ai ka 82 deputetë dhe pak dhe bënë 2/3. Le që me ata partnerët që ai ka atje i ka bërë 2/3, por problemi qëndron që këto që po ndodhin janë në favor të zgjedhjeve që po vijnë. 

 

S'mund t'i japim një kryeministri pushtet absolut. Pastaj ajo që është më e rëndësishme, në të gjithë këtë fitore Partia Socialiste nuk është nga aftësitë e veta apo personaliteti i partisë, por e ka nga Sali Berisha sepse nuk ka vota. 

 

PD nuk e konkurron dot PS se është Saliu që është non grata në Amerikë dhe s'mund të vijë në pushtet kryeministër një person i non grata në Amerikë dhe Evropë. Por dhe të mos ishte non grata, s'ka PD vota të rrëzojë PS. Të shohim rezultatin në zgjedhjet që do vijnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy