“Nuk është stimul, por joshje”/ Bregu: 2500 euro për çdo polic mund të rrisin agresivitetin ndaj protestuesve

“Nuk është stimul, por joshje”/ Bregu: 2500 euro për çdo polic mund të rrisin agresivitetin ndaj protestuesve

Deklarata e fundit e kryeministrit për t'u shpërndarë një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit ka nxitur reagime të ashpra politike.

 

Në MCN Live gazetari Zylyftar Bregu e ka cilësuar këtë lëvizje jo si një stimul të rregullt financiar, por si një "joshje" të rrezikshme që mund të përshkallëzojë dhunën në sheshe. Sipas tij, policia ka shfaqur shenja lodhjeje pas gjashtë ditëve angazhim, dhe ky premtim vjen në një moment delikat.

 

Ai ngriti shqetësimin se ky vendim mund të ketë pasoja negative në menaxhimin e tubimeve, duke argumentuar se Policia e Shtetit ka nevojë urgjente për trajnime specifike dhe jo për dëmshpërblime që nxisin njënshmërinë.

 

Deklarata e kryeministrit sot para policisë mund të komentohet në disa rrafshe. Së pari, fakti që Policia e Shtetit ka 6 ditë dhe ka dhënë shenja lodhjeje, dhe kryeministri duke shkuar dhe duke i mbështetur bëri dhe një lloj joshjeje që ata që kanë marrë pjesë në këtë operacion do të marrin 2500 euro secili, por kjo joshje mund të japë pasoja të tjera si shtimi i agresivitetit të tyre ndaj protestës. 

 

Policia ka akte të shumta dhune ndaj protestuesve duke pasur dhe mjetet e përshtatshme për të përballuar, ndërsa protestuesit jo. Policia e Shtetit ka nevojë për trajnim, nevoja është emergjente për një kategori të caktuar të policisë. Nuk mendoj se fakti që protestuesit s'kanë palë përfaqësuese është pengesë e pakapërcyeshme për kryeministrin dhe qeverinë që të reflektojë për atë ku është futur Shqipëria, për mua është një argument i paarsyeshëm. 

 

Kryeministri ka qenë në zyrën e tij ku për 4 muaj protestuesit në shesh kanë artikuluar revoltën e tyre dhe ai i ka injoruar këto kërkesa duke i bullizuar dhe s'ka dhënë shenja reflektimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy