Akuzat e Ramës për ndërhyrje të huaja/ Çollaku: Ka agjentura jomiqësore, por ato janë të lidhura me nivelet më të larta të qeverisë

Akuzat e Ramës për ndërhyrje të huaja/ Çollaku: Ka agjentura jomiqësore, por ato janë të lidhura me nivelet më të larta të qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar në "MCN Live", ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Iranin, Rusinë dhe grupet "Antifa" si nxitës të protestave të dhunshme në Shqipëri.

 

 Çollaku pohoi se ka përpjekje të agjenturave jomiqësore për të destabilizuar vendin, por deklaroi se këto shërbime të huaja kanë kapur nivelet më të larta të vetë qeverisë.

 

Si provë kryesore të këtij infiltrimi agjenturor, Çollaku përmendi rastin e përfolur të drejtueses së Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), Vlora Hyseni.

 

Mendohet se një ndër duart më të suksesshme të agjenturave jomiqësore ishte shefja e Shërbimit Informativ Shqiptar e arrestuar, e cila është shkarkuar nga qeveria e Kosovës pikërisht për kontakte të papërshtatshme me agjentura jomiqësore. 

Për këtë u emërua në Tiranë dhe pikërisht për këtë u arrestua në detyrë. Kjo është prova më e rëndë e ndërhyrjes së agjenturave jomiqësore në interesat e Shqipërisë, e cila ka marrë të gjitha dosjet dhe videot e organeve qeveritare dhe i ka çuar nëpër shërbime të tjera. 

Dhe prandaj këta janë si njerëz të shantazhuar sot që janë të gatshëm të vrasin fëmijët e këtij vendi për të mbrojtur apo për të shpëtuar këto.

 Këto e kanë kot. Kjo histori e ka mbaruar. Por ka përpjekje të tilla shumë të rënda, shumë të mëdha. 

Pra, janë në qeveri, janë nivelet më të larta të qeverisë. Vlora Hyseni është shkarkuar në Kosovë për kontakte me agjentura jo miqësore, armiqësore me Kosovën dhe Shqipërinë. 

Vlora Hyseni përflitet në media gjerësisht në Kosovë se edhe këtë rast është arrestuar për kontakte me agjentura jo miqësore me Shqipërinë.

 Ku ka provë më të madhe se ka përpjekje të agjenturave për të kapur apo destabilizuar Shqipërinë dhe janë drejtpërdrejt në qeveri. Ja, kjo është prova më e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy