
Avokatja Irena Dule, e ftuar në “MCN Live”, ka bërë të ditur se një grup juristësh dhe avokatësh janë angazhuar në terren për të dokumentuar çdo shkelje ligjore dhe akt dhune të ushtruar ndaj studentëve dhe protestuesve të pambrojtur, me qëllim kthimin e tyre në kallëzime penale.
Dule hodhi akuza të rënda ndaj menaxhimit të situatës, duke theksuar se sjellja e forcave të rendit nuk pasqyron raste të izoluara, por një strategji të mirëfilltë dhe të organizuar nga kupola drejtuese e Policisë së Shtetit.
Jemi një grup avokatësh që po dokumentojmë këto prova për t'i kthyer në kallëzime penale.
Ne po shohim raste sistemike. Nuk ka asnjë lloj mundësie që komisariatet në unison të sillen në mënyrë kaq të egër në çdo cep të Tiranës, pa qenë të koordinuar dhe pa pasur plane apo orientime të tilla nga drejtuesit e tyre.
Përgjegjësia penale nuk do të mbetet vetëm te efektivët në terren, por do t'u faturhet edhe urdhëruesve të tyre.
Vetëm përgjatë ditës së djeshme janë depozituar zyrtarisht katër kallëzime penale për ngjarje specifike.
Grupi i avokatëve po punon përditë për të plotësuar dosjet e reja, duke vënë theksin te vënia përpara përgjegjësisë ligjore e drejtuesve të policisë që menaxhojnë këto operacione.



