Bojkot dhe marshime/ Nxënësit e gjimnazeve në Lezhë dhe Shkodër ngrihen në protestë

Bojkot dhe marshime/ Nxënësit e gjimnazeve në Lezhë dhe Shkodër ngrihen në protestë

Një valë bojkoti të procesit mësimor ka përfshirë shkollat e mesme në qytetet e Lezhës dhe Shkodrës, ku qindra nxënës kanë braktisur bankat e shkollës për t'iu bashkuar protestave që po shtrihen në të gjithë vendin. 

 

Situata ka krijuar tensione të mprehta, veçanërisht në Lezhë, ku marshimi është shoqëruar me shtim të forcave të policisë dhe akte të izoluara vandalizmi, ndërsa në Shkodër lëvizja ka qenë më e qetë dhe e lokalizuar.

 

Lidhur me menaxhimin e kësaj situate dhe tensionet në terren, gazetari Juli Simoni, ka përshkruar me detaje përballjen e të rinjve me uniformat blu dhe masat drastike të ndërmarra nga autoritetet.

 

Edhe sot një pjesë e nxënësve, kryesisht gjimnazistët, kanë marshuar në shenjë proteste ndaj situatës që ka përfshirë të gjithë vendin me thirrjet 'Rama jepe dorëheqjen'. Ata tentuan të hynin në sheshin 'Gjergj Kastrioti', por u penguan nga forcat e policisë, ku fatmirësisht nuk pati përplasje fizike, por kanë vijuar marshimin duke djegur koshat dhe prishur sinjalistikën në rrugët e qytetit. Sot ka pasur edhe një prezencë të shtuar të policisë, ku kanë ardhur si përforcim Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) të Shkodrës, ndërsa nga ana e tyre të rinjtë shprehin pakënaqësitë se policia po u bën presion për t'i penguar që të shkojnë në protestë. Ka një numër shumë të vogël nxënësish që po ndjekin aktualisht procesin mësimor, pasi edhe ata që nuk kanë shkuar në protestë e kanë bojkotuar mësimin duke preferuar që të qëndrojnë në shtëpi, çka tregon se mësuesit thjesht nuk kanë pasur asnjë mundësi reale për të zhvilluar mësimin normalisht që kur u krijua kjo situatë dhe u paralajmërua protesta, e cila ka sjellë masa të shtuara nga ana e strukturave vendore ku vëmendja totale është përqendruar në sheshin 'Gjergj Kastrioti' për të mbrojtur institucionet.

 

Ndërkohë, një situatë e ngjashme, ndonëse me tone më të moderuara dhe pa shfaqje dhune, është regjistruar edhe në qytetin e Shkodrës. Gazetarja Bendis Druni, në një raportim të drejtpërdrejtë për situatën në Shkodër, ka konfirmuar se pavarësisht marshimit, strukturat arsimore po përpiqen të mbajnë ritmin e punës.

 

Nxënësit kanë protestuar së bashku dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre nga Bashkia drejt Rektoratit dhe shkollave të tjera të mesme të qytetit. Kemi të bëjmë me një numër jo shumë të madh studentësh dhe nxënësish, ku synimi kryesor i tyre aktualisht është lokalizimi dhe përfshirja e të gjitha shkollave të mesme në këtë lëvizje. Procesi mësimor duket se megjithatë vijon normalisht nëpër klasa sepse numri i pjesëmarrësve në protestë, siç e thashë, është ende i vogël krahasuar me totalin. Deri tani situata vijon të jetë plotësisht e qetë dhe pa incidente, ndërsa protestuesit e rinj po vijojnë në këto momente marshimin e tyre nëpër rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy