Gjimnazistja shpërthen ndaj forcave të rendit: Mallkuar dita që veshët atë uniformë, asgjë nuk na ndal

Gjimnazistja shpërthen ndaj forcave të rendit: Mallkuar dita që veshët atë uniformë, asgjë nuk na ndal

Gjimnazistët dhe studentët janë mbledhur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të revoltës. 

 

Të rinjtë kanë zgjedhur një formë qëndrese duke u ulur këmbëkryq në rrugë dhe duke lëshuar thirrje të ashpra kundër qeverisë, ndërsa denoncojnë presionet e jashtëzakonshme për të mos marrë pjesë në tubime.

 

Gjatë përballjes ballë për ballë me kordonin policor, një gjimnaziste e vitit të tretë ka shpërthyer në akuza ndaj efektivëve, duke zbuluar edhe kërcënimet që u bëhen nxënësve brenda institucioneve arsimore.

 

Oficeri i shkollës sot na kërcënoi hapur se do të përjashtoheshim nëse i bashkoheshim protestës.

 Prindërit e mi nuk e dinë që jam këtu, sepse kanë frikë nga ata policë që janë rreshtuar aty për të na rrahur ne. Si flini gjumë ju policë kur keni fëmijë vetë? Si nuk ju vjen keq?! 

Mallkuar dita që veshët atë uniformë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy