Sulollari: Policia bllokon grumbullimet, studentët e Politeknikut dhe gjimnazistët hasin vështirësi për t'u mbledhur te MA

Sulollari: Policia bllokon grumbullimet, studentët e Politeknikut dhe gjimnazistët hasin vështirësi për t'u mbledhur te MA

Ka nisur sot dita e shtatë e protestës së thirrur nga studentët dhe gjimnazistët në kryeqytet, por lëvizja e tyre po përballet me një perimetër të rreptë sigurie nga Policia e Shtetit.

 

 Siç raporton për “MCN live” gazetarja Marina Sulollari, efektivët e policisë kanë ndërhyrë që të mos i lënë studentët të grumbullohen dhe të marshojnë në grupe të mëdha.

 

Për shkak të kësaj strategjie të forcave të rendit, studentët e Universitetit Politeknik kanë njoftuar se kanë ndryshuar planet e tyre, duke tentuar të vijnë individualisht apo në grupe të vogla direkt te pika fundore e takimit.

 

Studentë apo edhe gjimnazistë të cilët do t'i bashkohen protestës së thirrur, pra siç e kemi parë në rrjetet sociale. Deri më tani, unë aktualisht jam tek Ministria e Arsimit ku presim që të vijnë protestuesit, studentët dhe gjimnazistët.

Deri më tani dimë që Politekniku ka njoftuar, pra sipas komunikimeve që kemi pasur me disa nga studentët, janë shprehur se nuk do të mblidhen pranë universitetit të tyre, pra tek Politekniku, por do të tentojnë të vijnë direkt tek Ministria e Arsimit si pasojë e efektivëve të policisë, të cilët nuk i lënë ata të grumbullohen, pra të mblidhen me njëri-tjetrin që të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë që protestues kam arritur të mësoj se janë të shpërndarë, le të themi, në të gjithë rrugët kryesore të kryeqytetit për të tentuar për t'u afruar drejt Ministrisë së Arsimit, gjë të cilën ata po hasin vështirësi për t'u afruar drejt Ministrisë së Arsimit.

Deri në këtë moment, pavarësisht se, le të themi, ishte njoftuar që në orën 11:00 do të mbërrinin në Ministrinë e Arsimit, nuk po munden të arrijnë.

Për sa i përket bojkoteve nëpër universitete apo gjimnaze, ende nuk dimë se kush prej studentëve apo gjimnazistëve do të bojkotojë mësimin, sepse siç kanë proceduar edhe ditë më parë, ata fillimisht janë mbledhur në gjimnaze apo universitete, pra në oborrin e ambienteve të shkollës dhe më pas kanë vendosur për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit

.Deri më tani ne nuk kemi një informacion të sigurt, përveç Politeknikut, se kush do të bashkohet në këtë protestë, se si do të vijojë më tej, pra a do arrijnë dot studentët dhe qytetarët të bashkohen të gjithë së bashku për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. 

Kjo mbetet për t'u parë, pasi shumë efektivë policorë nuk po i lënë ata të marshojnë dhe të mblidhen të gjithë së bashku. Deri më tani situata këtu tek Ministria e Arsimit ku ndodhem është e qetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy