Projektet me vlerë 1.12 miliard euro pritet të nisin në 2018-ën

Projektet me vlerë 1.12 miliard euro pritet të nisin në 2018-ën

Qeveria ka vendosur që në vitin 2018 të hedhë në qarkullim një paketë koncesionesh në formën e partneritetit me privatin me vlerë 1.12 miliard euro.

Paketa, pjesë e projektit “One billion Euro”, do të financojë vetëm vepra publike që nuk lidhen me veprimtarinë e shërbimeve. Tre fushat e përcaktuara nga ekzekutivi janë arsimi, shëndetësia dhe rrugët.

Për ndërtimin e shkollave në arsimin parauniversitar në Tiranë buxheti do të mbështesë projekte në vlerën e 48 milionë eurove. Po ashtu parashikohet të ndërtohet në partneritet me privatin një spital rajonal në qytetin e Fierit, fatura e të cilit arrin në 71 milionë euro.

Mbështetja më e madhe në 2018-tën është në veprat në infrastrukturën rrugore. Janë 6 segmente rrugore, vlera e të cilëve arrin në 1 miliardë euro të cilat do të ndërtohen sipas formulës partneritet publik-privat.

Paketa do të përfshijë ndërtimin e aksit Tiranë-Thumanë-Vorë me vlerë 257 milionë euro, rrugën Kardhiq – Delvinë me një fond 64 milionë euro, segmentin Kashar – Rrogozhinë 312 milionë, rrugën Milot – Balldren me vlerë 100 milionë euro, aksin Orikum – Himarë me kontratë 133 milionë dhe rrugën e Arbrit që parashikohet të ketë një vlerë kontrate në 2018-ën prej 180 milionë euro.

Buxheti i shtetit do të paguajë për koncesionet 2.1% të prodhimit kombëtar gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa për kontratat që do të jenë pjesë e projektit “One billion Euro”, pagesat e buxhetit do të nisin pasi veprat të kenë përfunduar ndërtimin./ tv klan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy