Shqipëria në panairin bujqësor në Gjermani/ Krifca: Eksportet bujqësore do të arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve

Shqipëria në panairin bujqësor në Gjermani/ Krifca: Eksportet bujqësore do të arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve

Në Berlin është zhvilluar panairi më i madh i marketimit të produkteve bujqësore në Europë ku marrin pjesë 135 shtete, ku edhe Shqipëria është përfaqësuar me 11 nga kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe përpunimit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka vizituar pavionin e Shqipërisë ku ishin të ekspozuara disa nga produktet kryesore të prodhimit vendas.

Krifca, e cila tha se synimi i Qeverisë është që eksportet bujqësore të arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve.

Janë 11 kompani shqiptare të cilat në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe mbështetjen e GIZ janë përfaqësuar denjësisht sot në këtë panair, më të madhin në Europë për marketimin e produkteve bujqësore. Shqipëria tashmë synon të eksportojë në tregjet më të sofistikuara të Europës. Ne i kemi vënë vetes një qëllim, që eksportet bujqësore të arrijnë shifrën 1 miliard dollarë. Jemi në gjysmë të kësaj rruge, por falë punës së prodhuesve tanë të dedikuar i kemi të gjitha premisat për ta arritur qëllimin tonë.

Ministrja e Bujqësisë ka marrë gjithashtu pjesë edhe në ministerialin e organizuar nga Ministri Gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Takimi kishte për qëllim një dialog të hapur për politikat rurale, ku u diskutua për tregtinë e lirë dhe hapjen e tregjeve ushqimore në situatën aktuale.

Ministrja Krifca shprehu kënaqësinë për  mbështetjen e Gjermanisë drejt rrugës së një bujqësie të integruar në Bashkimin Europian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy