"62% e familjeve nuk i drejtohen bankave për të marr borxh"

"62% e familjeve nuk i drejtohen bankave për të marr borxh"

Gjatë një raporti të stabilitetit financiar për 6 mujorin e parë të 2017 të bërë nga Bankës së Shqipërisë, 62% e familjeve i janë drejtuar burimeve joformale që të marrin borxh.

Sipas raportit vetë 38% e tyre të rasteve të huamarrjes i janë drejtuar burimeve si banka dhe instirucione jobankare.  

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, numri i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rritje në terma vjetorë, mbështetur kryesisht nga punësimi në sektorin shtetëror. Niveli i të ardhurave të familjeve dhe niveli i shpenzimeve kanë qenë në rritje gjatë periudhës, por rritja e shpenzimeve ka rezultuar më e madhe, duke sjellë ngushtim të balancës financiare (të ardhura-shpenzime) të familjeve. Rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka rënë pak krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë.

Krahasuar me një 6-mujor më parë, kjo shpërndarje është zhvendosur disi në favor të huamarrjes formale kundrejt asaj joformale, si rezultat i rritjes së rasteve të huamarrjes nga bankat. Tre qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten: për konsum (40% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (28% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (13% e rasteve). Gjatë periudhës së vrojtuar, peshat e rasteve të huamarrjes për konsum dhe blerje prone kanë shënuar rënie. Totali i tepricës së raportuar të huasë rezulton në rritje krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë. Rreth 80% e saj është siguruar nga burime formale dhe 20% nga burime joformale dhe kjo strukturë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

Në përbërjen e tepricës sipas monedhës rezulton se 92% e saj deklarohet në lekë dhe vetëm 8% në valutë (kryesisht euro). Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 56% e tepricës së huasë deklarohet për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 23% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe vetëm 10% për ‘qëllime konsumi’. Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huasë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së ponderuar të kredisë për individët.

Shumica e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përkeqësim. Shumica e familjeve (rreth 78%) nuk presin ndryshim të aftësisë paguese në gjysmën e dytë të vitit 2017, ndërsa pjesa tjetër ka pritshmëri optimiste. Mundësia për të marrë hua në pjesën e dytë të vitit ka rezultuar nën nivelin e mesatares afatgjatë dhe me prirje rënëse, gjë që mund të sinjalizojë dobësim të kërkesës për kredi nga sektori i individëve.

Vrojtimi i gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 1,209 familjesh, ku rreth 55% e tyre jetojnë në zonat urbane dhe 45% në zonat rurale të vendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy