Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, nafta do shitet 180 lekë/litër, benzina 168 lekë/litër

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, nafta do shitet 180 lekë/litër, benzina 168 lekë/litër

Bordi i Transparencës në datë 16 qershor 2026 ka vendosur ndryshimin e çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë të nënprodukteve të naftës në Shqipëri.

 

Sipas vendimit të ri, duke filluar nga ora 14:00 e ditës së sotme, çmimi i naftës (gazoil standard SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 180 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 168 lekë për litër. Ky çmim paraqet një ulje prej 3 lekësh krahasuar me vendimin e mëparshëm të bordit.

 

Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar jo më shumë se 168 lekë për litër në shitje me pakicë, ndërsa në shitje me shumicë jo më shumë se 156 lekë për litër, duke shënuar një ulje prej 2 lekësh krahasuar me vendimin e fundit.

 

Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi sot, më 16 qershor, ora 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen dhe pasqyrohen ndryshimet e reja të tregut.

 

Bordi tërheq vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara, do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

 

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy