Unaza e Madhe/ Meksi: Është shtuar betoni, për të fshehur vjedhjen. Përgjegjësi qeveria dhe opozita inekzistente

Unaza e Madhe/ Meksi: Është shtuar betoni, për të fshehur vjedhjen. Përgjegjësi qeveria dhe opozita inekzistente

Juristi Redon Meksi, projektin e Unazës së Madhe, e cilëson si një vjedhje masive, teksa flet për çmim të frikshëm për një kilometër linear rrugë.

Ai tha në emisionin “Mcn Economy” se është shtuar betoni vetëm për të mbuluar vjedhjen.

Sipas tij, kjo është mënyrë e njohur nga qeveria për të bërë gjithçka me beton, pasi siç tha ai betoni fsheh vjedhjen dhe e bën të vështirë që të gjesh koston reale.

Sa i takon urbanizimit dhe legalizimit, kjo ka një problem real. Kemi njerëz që kanë çuar pronat për legalizim që në vitin 2006. Këta persona duhet të ishin legalizuar prej 15 vitesh, por nuk janë legalizuar.

Sot Kryeministri vendos se ju që jeni në proces, nuk do legalizoheni dhe do i’u kthej mbrapsht pagesën e marrë paraprakisht. Këtu siguria juridike bie! Është bërë aplikimi prej 15 vitesh dhe ti si shtet nuk e ke bërë punën.

Është bërë një ligj në përputhje me Kushtetutën i cili nuk është zbatuar. Edi Rama e ndryshoi ligjin, urbanizim pastaj legalizim.

Ndërsa ligji në kohën e Berishës parashikonte se do legalizohej njëherë prona, pastaj do finalizohej rruga. Ndërsa ky plan aty do kaloj rruga dhe nuk të njeh më pronën.

Në vijim Meksi tha se kompanitë kanë konkurruar tek të gjitha lotet dhe lotët i janë shpërndarë secilës nga një dhe se gabimet në dokumenta mund të jenë bërë qëllimisht, që të fitojë kompania me koston më të lartë.

Ai deklaroi se fakti që fiton çmimi maksimal duhet parë dosja teknike, pasi nuk dihet se çfarë kanë kërkuar dhe ofruar. 

Mund të ketë pasur probleme nga ana teknike që nuk i plotësonte dot një kompani. Që fiton ajo kompani me çmimin më të lartë dihet që fiton ajo! Se aty do vidhet dhe diferenca dihet se ku shkon.

Nuk është vetëm faj i qeverisë dhe i opozitës që është inekzistente. Qeveria po bën qejf se ose nuk ekzistoni ose keni bashkëpunuar.

Kjo deklaratë u bë si replikë ndaj anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu, i cili ishte ftuar në emision.

Ndër të tjera Meksi detajoi se lidhur me shpronësimin, po të lexohet Kushtetuta thuhet se shpronësimi duhet bërë me çmim të drejtë dhe jo me çmimin e tregut.

Kjo do të thotë se rritja e çmimit që ka ardhur prej punës së qeverisë me investime, mos të të kthehet ty mbrapsht. Këtë pikë e vendos gjykata në fund fare.

Sa i takon mundësisë që kjo çështje të hetohet nga SPAK, deklaroi se duhet të jetë çështje korrupsioni, pasi mund të kemi të bëjmë me shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy