Shtëpitë e plazhit/ Hetoja: Shqiptarët nuk janë ende gati të investojnë shumë për një shtëpi të dytë, vetëm te nevojat bazike (VIDEO)

Shtëpitë e plazhit/ Hetoja: Shqiptarët nuk janë ende gati të investojnë shumë për një shtëpi të dytë, vetëm te nevojat bazike (VIDEO)

 

Interesi për apartamentet dhe vilat e plazhit është rritur vitet e fundit, por sipas arkitektes Anila Hetoja, shumica e shqiptarëve nuk janë ende të gatshëm të investojnë shuma të mëdha për arredimin e një shtëpie të dytë.

 

E ftuar në “MCN Economy”, Hetoja u shpreh se shtëpitë e plazhit përdoren jo vetëm gjatë verës, por edhe për fundjava përgjatë gjithë vitit. 

 

Megjithatë, investimet në arredim mbeten kryesisht te nevojat bazike.

 

 

Shtëpitë e plazhit nuk përdoren më vetëm për dy apo tre muajt e verës. 

Sot shumë familje i frekuentojnë edhe gjatë fundjavave, pasi Shqipëria ofron mundësi për t’i shfrytëzuar gjatë gjithë vitit. 

 

Megjithatë, shqiptarët nuk janë ende gati të investojnë shumë në një shtëpi të dytë. Zakonisht zgjedhin të plotësojnë vetëm nevojat bazike.

 

Rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimet e blerësve, ndërsa shumë familje po i drejtohen kredive bankare për të blerë një pronë të dytë.

 

 

Arkitektja Hetoja pohon se, paradoksalisht, në disa raste çmimet e pronave në jug të Shqipërisë janë më të larta se në vende fqinje si Greqia dhe Turqia.

 

 

Çmimet janë rritur ndjeshëm. Shumë shqiptarë po marrin kredi për të blerë një shtëpi të dytë, por në disa raste pronat në Turqi apo Greqi kushtojnë më pak se në jug të Shqipërisë. 

 

Edhe vilat në vend janë shumë të kushtueshme dhe, nëse i krahasojmë me tregjet fqinje, shpesh rezultojnë më të shtrenjta.

 

Edhe kostot e arredimit në Shqipëri mbeten të larta krahasuar me vendet e rajonit, duke bërë që shumë blerës të kufizohen vetëm te mobilimi bazë dhe të shtyjnë investimet më të mëdha për një fazë të mëvonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy