Matematika e rindërtimit: Na kushton më shumë riparimi se ndërtimi nga e para

Matematika e rindërtimit: Na kushton më shumë riparimi se ndërtimi nga e para

Të hënën, në Bruksel mbahet Konferenca e Donatorëve, ku pritet të mblidhen fonde për Shqipërinë, e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, që la 51 viktima, qindra të plagosur dhe shumë familje pa strehë. Në konferencën e organizuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, pritet pjesëmarrja e mbi 100 shteteve, por edhe institucioneve si Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera. 

Qeveria shqiptare ka përllogaritur se fatura e dëmeve arrin në 985 milionë e 75 mijë euro, ndërsa ajo e rindërtimit rreth 1.08 mld euro. Peshën më të madhe të dëmeve, rrjedhimisht edhe të rindërtimit, e mban strehimi, me 74.81% të nevojave të rimëkëmbjes dhe total të humbjeve dhe dëmit prej 696 300 milionë euro. Sipas vlerësimit të bërë publik më 12 shkurt, i hartuar nga ekspertë të Institutit të Ndërtimit, do të shemben dhe të rindërtohen nga e para 1523 banesa private dhe rreth 115 pallate të dëmtuara, të parat me sipërfaqe 274 359 m, ndërsa të dytat me 135 165 m.

Pra, kemi një total prej 409 524 m2 sipërfaqe që do të ndërtohet nga e para. Kostoja zyrtare e ndërtimit në Shqipëri e përllogaritur nga Enti Kombëtar i Banesave, aktualisht në fuqi është 32 432 lekë ose 264 euro me kursin aktual të këmbimit. Pra, nëse shumëzojmë sipërfaqen që do të ndërtohet me koston për metër katror, arrijmë në përfundimin se shuma totale për banesat e ndërtuara nga e para shkon në 108 114 336 euro.

409 524 m2 x 264 euro/m2 = 108 114 336 euro

Sërish në sektorin e strehimit, qeveria ka parashikuar riparimin e 242 pallateve me sipërfaqe 1 005 955 m2 dhe 607 shtëpive me sipërfaqe 46 943.Duke qenë se fatura e riparimit përcaktohet nga shkalla e dëmtimit, nuk mund të përllogarisim një kosto mesatare, e cila në raportin që është bërë publik nuk del si zë i veçantë. Gjithashtu, procesi i rindërtimit do të përfshijë rindërtimin e shkollave, qendrave shëndetësore dhe monumenteve të kulturës që janë dëmtuar. Sipas shifrave të qeverisë do të rikonstruktohen 62 shkolla dhe 23 objekte të tjera. Kosto të tjera të shtuara mund të vijnë nga pajisja e strukturave të reja me mjete e materiale që u bëjnë ballë fatkeqësive natyrore.

Pra, nëse heqim koston e ndërtimit nga e para të banesave, nga kostoja në total e strehimit, na del se në dispozicion të riparimit dhe zërave të tjerë në këtë sektor do të jetë një fond prej  588 185 664 eurosh.

696 300 -  108 114 336 = 588 185 664 euro

Nisur nga shifra më shumë se pesëfish më e lartë që duhet për riparimin, mund të themi se ndërtimi  nga e para do të kursente më shumë para.

Me një faturë prej 1.08 miliardë euro për rindërtimin në total, me koston zyrtare të ndërtimit sipas Entit të Banesave, 264 euro / m2, do të ndërtoheshin nga e para 51 136 njësi banimi me sipërfaqen maksimale që parashikon vetë qeveria, 80m2.

Nga donacionet, qeveria ka mbledhur deri më 12 shkurt 2020, 563 580 231 lekë, 9 294 272 euro dhe 1 487 084 dollarë. Në total, afërsisht 15 278 937 euro. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy