Zepishta: Duhet ndërhyrje në skemën e pensioneve dhe kontrolle të vazhdueshme te bizneset (VIDEO)  

Zepishta: Duhet ndërhyrje në skemën e pensioneve dhe kontrolle të vazhdueshme te bizneset (VIDEO)  

Eksperti i Ekonomisë, Igli Zepishta, duke folur në Mcn Live tha që duhet ndërhyrje në skemën e pensioneve.

Zepishta theksoi që normat e taksimit të sigurimeve në Shqipëri duhen rishikuar, që skema të mos thellojë humbjet në buxhet.

Ai shtoi se po ashtu duhet ndërhyrje në pagën minimale dhe kontrolle të vazhdueshme.

Performanca e ekonomisë përgjatë këtyre dy viteve ka rezultuar në terma makroekonomikë pozitivë, ku qeveria ka realizuar objektivat e veta në mbledhjen e të ardhura. Skema e sigurimeve është e ndërthurur me shumë efekte të tjera ekonomike, e cila s’po arrin dot performancën aty ku qeveria kërkon ta ketë. Skema e sigurimeve s’arrin të përmbush nevojat e rritjes së duhur të pensioneve. Këtu ka shumë faktorë, një është edhe mosdeklarim real i të punësuarve dhe pagave që marrin në bizneset ku punojnë. Kjo ndikon edhe në kostot e bizneseve, shumë problematika të tjera. Ka nevojë jo vetëm për ndërgjegjësim, nevoja për kontrolle më të thelluara, kërkon edhe analizë më të thellë, arsyet dhe rrugët që duhet të ndjekim për të dalë nga ky ngërç që po ndodh me sigurimet shoqërore. Po ta krahasojmë me vendet e rajonit, pensionistët në Shqipëri kanë të ardhurat më të ulëta. Ne kemi vështirësi në skemë sepse kemi një të punësuar për një pensionist, që këtu skema është e dështuar. Qeveria kërkon ta mbushë këtë pjesë nga buxheti i saj. Duhet të ndërhyhet në skemë. Normat e taksimit të sigurimeve në Shqipëri duhen rishikuar, nëse duam që skema të mos dështojë. Ajo është e dështuar, por mos thellojë humbjen e buxhetit. Janë 790 mijë përfitues dhe 730 mijë kontribuues! Qeveria duhet të ndërhyjë në pagën minimale, dhe të mos lërë mënjanë kontrollet e vazhdueshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy