Ulja e çmimit të energjisë/ Tola: Nismë pozitive, duhet shoqëruar me nisma të tjera

Ulja e çmimit të energjisë/ Tola: Nismë pozitive, duhet shoqëruar me nisma të tjera

Eksperti i ekonomisë Igli Tola ka komentuar në ‘MCN Live’ vendimin e qeverisë 4 muaj para zgjedhjeve për uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë të cilin e vlerësoi si një nismë pozitive.

Ai tha se në nivel me rajonin nuk është se ka ndonjë përmirësim pasi ne jemi vendi me çmimin më të lartë, por për familjet shqiptare do ndikojë disi në uljen e kostos së energjisë. 

Sipas tij kjo nismë nuk është e mjaftueshme, prandaj duhet të shoqërohet dhe me nisma të tjera.

Drupal Ad

Ulja e çmimit të energjisë me 1 lekë është një nismë për tu vlerësuar dhe pse Shqipëria ishte vendi me çmimin më të lartë në rajon dhe para se kjo ulje të ndërmerrej dhe aktualisht.

Pra nuk ka ndonjë përmirësim në lidhje me rajonin, kur jemi vendi me pagat më të ulëta, por pavarësisht kësaj patjetër që kjo do ndikojë në uljen e kostove të energjisë për familjet shqiptare.

Patjetër është një vlerë e kursyer dhe kjo është për tu vlerësuar. Prandaj themi se kjo nismë është pozitive dhe ndihmon familjen, por duhet të shoqërohet dhe me masa të tjera se e vetme si nisëm nuk është se ndikon shumë.

Sa i ëprket flluskave në sektorin e ndërtimit, ndikimin në ekonomi dhe mundësia e një krize financiare, Tola tha se rreziku është evident dhe se kjo sipas tioj kërkon një rritje të vëmendjes nga ana e institucioneve.

Prej vitesh duke vlerësuar parametrat e sektorit ka dyshime apo pretendime se ky si sektor mund të goditet nga një flluskë që ne e shohim duke marrë në konsideratë rritjen e metrave katrorë që ndërtohet ndërkohë që situata makroekonomike, të ardhurat për frymë nuk është se po shohin ndonjë përmirësim të dukshëm.

Rreziku është evident, një rritje e kontrollit dhe rritje e vëmendjes së institucioneve publike patjetër që do ishte shumë për tu vlerësuar duke ditur se sektori i ndërtimit dihet që ka peshën më të madhe të ekonomisë shqiptare, është sektori ku investohet dhe një shpërthim i kësaj flluske do godiste shumë kursimet e shqiptarëve dhe do ishte një situatë që nuk do ngelte vetëm në këtë sektor, por do përfshinte sektorin zinxhir ekonomik.

Shpërthimi i një flluske mbahet nga sistemi i një banke, por kryesisht duke kredituar familjet përmes investimeve që qytetarët bëjnë kjo do cënonte këstet dhe gjithë financat e tyre sepse goditja e një sektori do krijonte panikun bankar që do sillte cënueshmëri të lartë të besimit në të gjithë sektorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy