
Ish deputetja Jorida Tabaku nga selia blu, ka shfaqur sot shqetësimin e kësaj partie, përkitazi me dyfishimin e taksave për biznesin e vogël në vend. Sipas saj, janë mëse 25 mijë biznese të cilat janë mbyllur pas shtrëngimit nga qeveria dhe pushteti lokal. Sipas saj, krahasuar me 2015-ën, janë dyfishuar taksat për biznesin në kryeqytet.
Ish-deputetja, Jorida Tabaku, tha se biznesi sot paguan 328 milion euro më shumë krahasuar me vitin 2015. Sipas saj, edhe pse taksat janë rritur, nuk po përkthehen në punë publike.
“ Ata që jetojnë dhe punojnë në Tiranë paguajnë 328 milionë euro taksa shtesë, të cilat nuk janë investuar në punë publike, që nuk i shërbejnë modernizimit të qytetit dhe rritjes së cilësisë së jetës në Tiranë. Binzeset janë më të prekurit nga rritja e taksave në kryqytet nën drejtimin e Erion Veliajt. Sot rreth 51 mijë biznese në Tiranë paguajnë taksa 2- 3 herë më shumë se 4 vite më parë. Në krahasim me vitin 2015, taksat për biznesin e vogël janë mbidyfishuar.Ne kemi marrë faturat të cilat i kanë shkuar bizneseve të vogla dhe vetë biznesi ka bërë krahasimin 2015-2019” tha Tabaku.
Sipas saj, një sipërmarrës që zotëron një market të vogël në zonën e Tiranës, paguan 410 mijë lekë më shumë taksa më vit, që prej ardhjes në krye të bashkisë të Erion Velisë. Kjo vlerë është e barabartë me gati sa dy paga minimale. Një biznes i mesëm, për shkak të rritjes së taksave nga Veliaj, paguan 540 mijë lekë më shumë për arkën e bashkisë, e cila i heq kështu mundësinë biznesit të mesëm të punësojë një person më të kualifikuar. Një biznes i madh paguan 1 milion e 70 mijë lekë më shumë taksa në një vit. Si pasojë e kësaj situate, tha Tabaku, në Tiranë janë mbyllur 25 mijë biznese.
Ish deputetja Tabaku, u shpreh se PD ka plan konkret për të përmirësuar këtë situatë.



