Udhëheqësit e Bashkimit Europian të enjten ranë dakord për krijimin e një fondi urgjent prej triliona eurosh për të ndihmuar vendet e unionit në rimëkëmbjen e tyre nga pandemia e koronavirusit, duke shmangur kështu një konflikt gjatë orëve të natës, por duke lënë pezull disa detaje përçarëse deri në verë.
Në rreth 1% të rezultatit ekonomik të BE-së, buxheti i përbashkët shumëvjeçar ka qenë prej kohësh një nga temat më të diskutueshme për anëtarët e unionit.
Zgjerimi i buxhetit nuk do të jetë i lehtë, edhe pse kryeministri i Italisë Giuseppe Conte e përshëndeti si një "përparim të madh", pasi përfundoi samiti.
Conte tha se vendimi i Këshillit për të filluar fondin e rimëkëmbjes ishte “i rëndësishëm” për të ndihmuar disa nga vendet më të goditura.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ekzistojnë dallime mes qeverive të BE-së në lidhje me atë se si fondi duhet të plotësohet, pra, me subvencione apo me kredi.
"Ndarjet mbeten," u tha Macron gazetarëve në Paris.
Macron, gjithashtu nënvizoi se nëse Europa vendos të rrisë nivelin e kredive për vendet me nivel të lartë të borxhit publik, kjo do të rëndojë akoma më shumë ekonomitë e vendeve si Italia, Belgjika dhe Greqia.
Europa po përballet me një tronditje të rëndë ekonomike për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, duke detyruar pjesën më të madhe të shteteve të mbyllin kufijtë dhe shumë prej tyre të luftojnë për të siguruar materiale mjekësore për të përballuar luftën ndaj Covid-19.
Mësohet se kreu i Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde u tha udhëheqësve se pandemia mund të zvogëlojë nga 5% deri në 15% të prodhimit ekonomik të zonës së euros.
Gjithashtu, theksohet se ekonomia e zonës së euros për vitin 2020 ka pësuar një rënie prej 5.4%, duke shënuar si vitin më të keq që nga futja e monedhës së përbashkët në 1999.
Megjithatë kjo është një shifër shumë më e mirë se ajo e Fondit Monetar Ndërkombëtar që parashikonte një rënie prej 7.5%.
Recovery Fund do bëj të mundur që vendet më të prekura të mbrojne strukturën e tyre social-ekonomike dhe do të jetë i madhësisë që të jetë i bollshëm të mbulojë kërkesat e këtyre vendeve.
Ai do jetë i financuar nga kontribute të mëdha që do derdhë secili shtet në buxhetin e Bashkimit Europian, i cili mund të lëshojë letra me vlerë dhe të mbledhë para në treg dhe pastaj t'ua japë ato para vendeve më në vështirësi.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se jo të gjithë u pajtuan për gjithçka dhe se mbetet ende e paqartë si do të financohet fondi, me subvencione apo kredi dhe se si ai duhet të lidhet me buxhetin e ardhshëm europian për shtatë vitet e ardhshme.
Kurse presidenti Macron, duke mbështetur qëndrimin italian, tha se ne kemi nevojë për transferime burimesh në vendet e BE-së më të prekura nga kjo pandemi.
Fondi i Rimëkëmbjes duket se është një përparim i madh dhe realizim i asaj që deri dje ishte e paimagjinueshme.
27 vendet njohën nevojën e mjetit të ri finaciar dhe vendosën që urgjentisht ai të funksionojë për të siguruar rimëkëmbjen europiane pa lënë pas askënd.



