Në 5 muajt e pare të këtij viti janë hapur 9800 biznese të reja, ndërkohë që gati 7600 të tjerë kanë bërë kërkesë që të mbyllin aktivitetin.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit ndonëse kërkesat për mbyllje të biznesit janë të shumta, përgjigjen pozitive e kanë marrë vetëm 2500 subjekte.



