Ashtu sikurse pritej Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot çmimin e ri të energjisë për të gjithë ata konsumatorë familjarë që do të kalojnë fashën prej 800 kilovatësh.
Sipas ERE çmimi i ri do të jetë 42 lekë kilovati. Vendimi i kundërshtua nga deputetët demokratë të cilët paralajmërojnë se kjo do të shtojë manipulimet tek matësat e energjisë.



