Ligji për strehimin social, Ibrahimaj prezanton ndryshimet: Kredi me interes zero për banesat

Ligji për strehimin social, Ibrahimaj prezanton ndryshimet: Kredi me interes zero për banesat

Kredi me interes zero për blerjen e shtëpisë, subvencionim i gjysmës së qirasë për studentët e masterit e profesionistët, si dhe skema e qirasë me të drejtë blerjeje. 

 

Këto janë risitë kryesore të projektligjit të ri për strehimin social, të prezantuar në Komisionin e Ligjeve nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

 

Sipas Ibrahimajt, synimi është që më shumë familje, veçanërisht çiftet e reja dhe profesionistët, të kenë mundësi të sigurojnë një banesë në përputhje me të ardhurat e tyre.

 

Ne kemi vendosur ta zgjerojmë politikën tonë me strehimin e përballueshëm dhe duam që më shumë familje të kenë një mundësi që i përshtatet të ardhurave dhe nevojave të tyre.

 

 

Për të treguar se sa mund të kursejnë familjet nga kreditë me interes zero, Ibrahimaj solli shembullin e një kredie prej 6 milionë lekësh me afat shlyerjeje 30 vjet.

 

Sipas saj, me interes zero, kësti mujor do të ishte rreth 17 mijë lekë, ndërsa me interes 5% do të arrinte në 32 mijë lekë. Diferenca është 15 mijë lekë në muaj.

 

Pra, janë 15.000 lekë në muaj të cilat nuk do të shkojnë për blerjen e një banese, por do të shkojnë më shumë në buxhetin e familjes shqiptare për të përballuar kostot e tjera të jetesës dhe për të përballuar blerjet e produkteve të shportës.

 

 

Duke bërë një bilanc të zbatimit të ligjit për strehimin social që prej vitit 2018, Ibrahimaj tha se nga programet ekzistuese kanë përfituar 31 mijë familje, ose rreth 100 mijë qytetarë.

 

Sipas shifrave të paraqitura nga ministrja, mbi 14 mijë familje janë ndihmuar me pagesën e qirasë, mbi 7 mijë kanë përfituar kredi të buta, janë ndërtuar mbi 1 mijë banesa sociale dhe janë përmirësuar kushtet e banimit për më shumë se 6 mijë familje.

 

Do të mbështesim më shumë familje dhe do të krijojmë një mundësi më shumë për familjet e reja, për profesionistët e rinj, me qëllim që ata të zgjedhin dhe të jenë të sigurt për jetesën e tyre në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy