Me një urdhër të përbashkët të ministrisë së Finacave dhe asaj të Transporteve vendoset rritja e tarifave të operimit në portet Vlorë, Sarandë e Shëngjin.
Dje urdhëri është botuar në fletoren zyrtare çka nënkupton hyrjen në fuqi të tij dhe heqjen nga aplikimi të tarifave që ishin vendosur që në shtator të vitit 2003.



