
Aeroporti i Kukësit do të nisë funksionimin në pranverë. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kjo do të ndikojë në rritjen e turizmit.
“Edhe përsa i përket transportit ajror është një nga sektorët më të prekur nga koronavirusi. Jemi në finalizimin e garimit për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Aeroporti i Kukësit do të përfundojë në pranverë. Këto aeroporte po ndërtohen pas një studimi në fushën e aviacionit si një mjet për të zhvilluar këtë industri. Aeroporti i Tiranës është i vetmi që kemi me problematika të mëdha. Kam pasur fatin ti njoh përpara se të vija në këtë pozicion. I kam kërkuar koncesionarit për të plotësuar kushte brenda kontratës. Me zhvillimet e fundit, shpresojmë që një erë e re. Shpresojmë që aeroporti i Vlorës të bëhet një nga më të mëdhenjt në Shqipëri. Synimi i aeroportit është zhvillimi i turizmit. Plani për aeroportin e Sarandës është plani për mbështetjen e turizmit duke garantuar akses të drejtëpërdrejtë të turistëve në zonën e Sarandës”, tha Balluku.



