Përfaqësuesja e Urdhrit të Stomatologëve, Orieta Musabelli në ‘MCN Economy’ bëri me dije se kohët e fundit ndërhyrjet estetike në fytyrë nga stomatologët janë kthyer në një trend në rritje.
Ajo theksoi se për të tilla shërbime mjekët duhet të bëjnë dhe trajnime të caktuara edhe pse gjithmonë mbetemi sipas saj në kuadrin e mjekësisë.
Gjithmonë është kërkesë-ofertë, por jo të gjitha klinikat e ofrojnë këtë procedurë. Fillerat, botoks ka filluar të kërkohen dhe kjo është kthyer në një treg në rritje. Pjesa më e madhe janë mjek që marrin trajnime, por gjithmonë jemi në kuadrin e mjekësisë, ku stomatologu di ku të injektojë. Përveç kërkesës ky shërbim nuk është dashur me domosdoshmëri sepse është më shumë shërbim estetik jo si dhëmbët që janë domosdoshmëri. Nqs një mjek është i kënaqur me klientelën e vetë se bën këtë shërbim. Brezi i ri përshtatur pak dhe me kërkesën e tregut kanë nisur ta fusin këtë pjesë.



